Haradinaj: Qeveria e gatshme të çojë përpara projekte të rëndësishme

TË FUNDIT

Kryeministri Ramush Haradinaj takoi sot koordinatoren për zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, nga e cila u njoftova për reformat e reja që kjo organizatë po implementon në misionet e saja.

Gjatë takimit Haradinaj tha se Qeveria dhe institucionet janë të gatshme të çojmë përpara projekte të rëndësishme, si në fushën e edukimit, barazisë gjinore apo mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

“Përkraha idenë e zbatimit në praktikë të fondit të besimit të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm – SDG, në favor të fuqizimit të rolit të institucioneve tona dhe bashkëpunimit më Agjencitë e OKB-së, si një mekanizëm i nevojshëm për të rritur efikasitetin dhe adresuar më mirë interesat e shoqërisë, duke u fokusuar në tema të veçanta dhe në rezultate konkrete.

Theksova gjithashtu se Qeveria e vendit, institucionet tona, janë të gatshme, siç kanë vepruar deri më sot, që bashkërisht të çojmë përpara projekte të rëndësishme, si në fushën e edukimit, barazisë gjinore, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, fuqizimin e rolit të gruas, përfshirjes sa më të mirë të komuniteteve dhe aspekte të tjera, të rëndësishme të shoqërisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media