Shkelja e Fair Play Financiar i kushton shtrenjtë skuadrës italiane
Shkelja e Fair Play Financiar i kushton shtrenjtë skuadrës italiane
As Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk i ndihmon Milanit për të luajtur në Evropë. UEFA kishte vendosur ta përjashtonte klubin nga Liga e Evropës, por ata e dërguan çështjen në CAS por edhe atje dështuan.
Kuqezinjtë, të renditur në vendin e pestë në Serie A, kishin fituar të drejtën të luanin në fazën e grupeve në Ligën e Evropës. Gjithsesi kjo nuk do të ndodhë.
Ditën e sotme vetëm klubi kuqezi ka njoftuar përmes një komunikate që nuk do të garojë në Ligën e Evropës në sezonin 2019-2020.
Dënimi i Milanit pritej dhe kjo për shkak të shkeljes së rregullave të Fair-Play financiar. Sot është bërë zyrtar edhe vendimi i CAS, ku Milani e kishte dërguar çështjen.
Në vendin e Milanit, në Ligën e Evropës do të luajë Torino, derisa Roma do të kualifikohet direkt në fazën e grupeve të kësaj gare.
