Suksesin e mundësit Besir Alili në Kampionatin Europian e ka shpërblyer edhe Qeveria, e cila ka vendosur ta shpërblejë me 1 milionë denarë, ndërsa ka ndarë edhe 300 mijë denar për trajnerin e tij Sufijan Ismailin.
“Pas suksesit të mundësit të ri Besir Alili në Kampionatin Evropian, Qeveria në seancën e djeshme vendosi t’i ndajë 1 milion denar Besir Alilit dhe 300 mijë denar trajnerit të tij.9.20 Qeveria e RMV mundësin të riun Besir Alili me 1 milion denar shtesë nga ajo e cila e dhuroi dje edhe Agjencia për Rini dhe Sport. Bëhet fjalë për një shpërblim për motivim për mundësin e ri dhe për të gjithë sportistët e tjerë”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.
Kampioni evropian në mundje Besir Alili gjithashtu fitoi bursë nga komuna e Çairit. Kryetari i kësaj komune Visar Ganiu i premtoi Besirit se deri sa të jetë ai në krye të komunës, ai do të marrë bursën për suksesin e arritur në mundje.
“Sa të jam unë kryetarë, Besiri do të ketë bursë. Kam dëshirë që udhëheqësit e klubit ta marrin përsipër edhe një trajner profesional dhe ne do t’i paguajmë të gjitha harxhimet. Çdo gjë mbetet si ka qenë më herët dhe me vullneti që t’i shtojmë ato financa dhe të gjitha institucione të kontribuojnë për këtë. Fitorja e Besirit i ka zgjuar të gjitha institucionet nga gjumi”, u shpreh kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
“Besiri na ka gëzuar shumë më këtë arritje të madhe, u radhit në vendin e parë në Evropë, duke lënë pas shtete shumë të fuqishme, si Rusinë, Armeninë, Turqinë e kështu me radhë. Besiri tregoi se edhe pse jemi popull I vogël ne kemi zemër të madhe”, theksoi kryetari i Klubit Liria, Imer Kadriu.
Ndryshe dje edhe Agjencia për Rini dhe Sport ndau 1 milionë denar shpërblim për suksesin e arritur, ndërsa Qyteti i Shkupit do të caktojë javëve në vijim një shumë financiare për Besirin dhe Klubin e Mundjes Liria.
Përgatiti: Valmira Zendeli
