Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, shprehi keqardhje që banorët e fshatit Luboten, Hasanbeg, Vizbeg dhe Haraçinë janë shqetësuar nga aksioni i ditës së djeshme nga forcat e rendit, por nga atje thonë se i njëjti ka qenë i nevojshëm për të mbledhur prova dhe për të ndaluar prodhimin dhe trafikimin e mallrave ilegal nga ana e personave juridikë dhe fizik, sepse ka të bëjë me prodhimin e duhanit ilegal në Maqedoninë e Veriut. Nga drejtoria e Policisë Financiare bëjnë të ditur se aksioni ishte i patjetërsueshëm për të parandaluar importin e sortës së paligjshme të duhanit Virginia me të cilën përmban nivele të larta të katranit dhe pesticideve të cilën e bën të jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Nga atje bëjnë të ditur se shitja ilegale e duhanit në tregjet e Maqedonisë së Veriut dëmton buxhetin e shtetit.
