Ine Eriksen Soreide ministre për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Soreide gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme fokusi i takimit midis dy ministrave do të jetë anëtarësimi i vendit në NATO, por edhe dinamika e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale maqedono-novegjeze. Ministrja për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë gjithashtu do të takohet edhe zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani si dhe me shefin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
