Rikonstruimi i Qeverisë sot para deputetëve në Kuvend!

TË FUNDIT

Sot në mbledhjen e 103 Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, duhet t’i votojë propozimet për shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj.

Deputetët sot do të shkarkojnë nga funksioni ministrin e Bujqësisë, Ljupço Nikollovski ndërsa në vend të tij do të emërohet Trajan Dimovski, Sadulla Duraku nga ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ndërsa do të emërohet Naser Nuredini, me ministrin e Kulturës do të udhëheq Hysni Ismaili, në ministrin e Financave në vend të Dragan Tevdovskit, këtë ministri për një kohë të caktuar do ta menaxhojë vet kryeministri Zoran Zaev, Sadulla Duraku do të kalojë në ministrin e re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, në vend të Suhejl Fazliut që drejtonte ministrin e Vetëqeverisjes Lokale do të vij Goran Milevski, si dhe do të shkarkohen edhe Hazbi Lika nga funksioni ministër pa resor i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohërit dhe Zoran Shapuriq do të shkarkohet nga funksioni ministër pa resor i angazhuar për investime.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevl, të dielën nga Vallandova bëri të ditur emrat e ministrave të rinj në Qeveri si dhe propozimi iu dorëzua kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në pushtetin ekzekutiv të gjitha ndryshimet kryeministri pret t’i përfundojë deri në fund të muajit dhe paralajmëroi se do të bëhet edhe rikonstruimi i 20 vendeve në pushtetin qendror.