Hungaria ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO!

TË FUNDIT

Kuvendi Nacional i Hungarisë sot ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Protokollin e mbështetën 153 deputetë të cilët votuan njëzëri PRO.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me ftesë të Kryetarit të Kuvendit Nacional të Hungarisë ishte prezent në aktin e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.