MËSOHEN EMRAT E VIKTIMAVE, PROKURORIA JEP DETAJE

TË FUNDIT

Janë mësuar emrat e dy viktimave të cilët humbën jetën në afërsi të poliklinikës së Çairit gjatë gërmimit të kanalit për furnizim me ujë.

Bëhet fjalë për Mensur Mustafën dhe Abdulkerim Mustafën të cilët janë me prejardhje nga Koliçani i Epërm.

Sipas MPB, viktimat janë të moshës 26 dhe 28 vjeçare. Abdulkerim Mustafa ishte arkitekt me profesion.

Prokuroria publike thonw se Punëtorët i kishin larguar pllakat e bekatonit dhe kishin filluar të gërmojnë në mënyrë që t’i vendosin pastaj  gypat. Në momentin kur në gropë kishin zbritur tre personat, kishte rrëshqitur një pjesë e dheut rreth gropës së formuar nga gërmimi, dhe i kishte mbuluar tërësisht dy vëllezërit. Dy djemtë kishin humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e lëndimeve, ndërsa personi i tretë ishte lënduar rëndë dhe pjesësisht e kishte kapur dheu.