Kosova ka shënuar në minutën e 67-të
Kosova ka shënuar në minutën e 67-të
Fernonikeli ka shënuar ndaj Slovan Bratislava, për rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.
Skuadra sllovake ka kaluar e para në minutën e 9-të përmes Nonos, i cili ka shënuar nga gjuajtja e lirë. Në pjesën e dytë është shënuar goli i dytë nga sllovakët, nga një penallti që nuk ekzistonte, e akorduar nga referi grek i ndeshjes.
Kurse goli i Feronikelit është shënuar nga Mendurim Hoti, në minutën e 67-të.
Ndeshja ndërmjet Slovan Bratislavës dhe Feronikelit po zhvillohet në Sllovaki, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Kosovë.
