Qytetarët deri tani kanë skenuar 4.5 milion llogari fiskale për të kthyer 15% e tatimit.
E fiskalet i skenon edhe Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Bekteshi tha se kjo masë është marrë për të luftuar ekonomikë gri dhe tashmë si e tillë i ka dhënë rezultatet e para sepse sipas tij, numër i madh i qytetarëve po e përdorin atë.
“Deri në këto momente pothuajse janë skenuar 4.5 milion llogari fiskale e cila edhe njëherë dëshmon se është një masë e qëlluar e cila ka shpreh shumë interes në mesin e qytetarëve të vendit tonë. Edhe pse ende nuk është mbushur një muaj prej kur ka filluar realizimi I kësaj mase, të dhënat të cilët I paraqiten qeverisë por njëkohësisht edhe sektorëve ekonomik në kuadër të qeverisë, dëshmojnë se ka një rritje të konsiderueshme apo të dyfishuar sa I përket paraqitjes së TVSH-së nga ana e kompanive kryesisht në vendin tonë”, deklaroi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
TV21 pyeti edhe qytetarët se sa ata i skenojnë llogaritë fiskale, por shumica prej tyre ende nuk janë mirë të informuar.
A e shfrytëzoni masën, “TVSH-ja ime” për të kthyer tatimin e vlerës së shtuar?
“Jo”, tha një qytetar.
“Jo”, tha një qytetar tjetër.
Pse, a jeni të informuar për atë masë?
“Jo, nuk jam I informuar”.
“Nuk kuptoj asgjë nga ajo, mos më pyesni, nuk jetoj këtu jam nga Zvicra”, theksoi një qytetar tjetër.
Ndryshe një person fizik në nivel vjetor nga shteti mund të kthejë deri më 7.200 denarë me projektin “TVSH-ja ime”, varësisht nga ajo sa kanë harxhuar dhe sa llogari fiskale kanë skanuar.
Përgatiti: Mevludin Imeri
