“Në vend që institucionet të ndjekin krimin dhe korrupsionin, Ministria e Punëve të Brendshme ndjek ata të cilët e zbulojnë krimin”. Kështu u shpreh gazetari Ljubço Zllatev i cili sot ishte i thirrur në bisedë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai në portalin e tij e ka publikuar audio-incizimin në të cilin dëgjohet gjenerali i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski, duke biseduar për një tender për blerje të sistemit të radarëve, andaj u për këtë u detyrua të jep llogari në polici.
“Shërbimet e policisë më pyetën për dy gjëra. Pyetja e parë, a jam unë ai që qëndroj pas tekstit që është jo logjike sepse aty në fund të tekstit qëndron emri im, dhe pyetja e dytë ishte, kush ishte informatori që më dha audion”, deklaroi Ljupço Zllatev.
Gazetari Zllatev tha se gjatë bisedës, nëpunësi policor i ka thënë se ata veç më e dinë së kush është burimi i audiove.
Ndërkohë reagoi edhe Shoqata e Gazetarëve. Nga atje thonë se mbrojta e burimit të informacionit është e drejtë dhe garantuar me ligje dhe standarde evropiane. Në kumtesën e tyre theksohet se një praktikë e tillë mund të konsiderohet si presion ndaj gazetarëve e cila mund të shpije deri në vetcenzurim.
“SHGM rikujton se Kushtetuta e RMV-së në nenin 16 e garanton të drejtën e mbrojtjes së burimit të informacionit tek mjetet e informimit dhe gjithashtu kjo e drejtë është e garantuar edhe me Ligjin për media, si dhe në dekretin e Evropës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, thonë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.
Nga ana tjetër Komisioni për Antikorrupsion, ka kompletuar dokumentacionin për rastin Rashkoski dhe tenderin për radarët të M-Nav.
Përgatiti: Valmira Zendeli
