Ku duhet të vendoset statuja e Kampiones Olimpike?
Ku duhet të vendoset statuja e Kampiones Olimpike?
Për xhudisten kosovare, Majlinda Kelmendin do të ndërtohet statujë e bronztë në New York, e cila pastaj do të sillet në Kosovë. Punimin e statujës së Kampiones Olimpike do ta bëjnë artistë të njohur, që ka vendosur Federata e Botërore e Xhudos, shkruan rtv21.tv
Lajmin për ndërtimin e statujës për Majlindën e bëri të ditur trajneri i njohur i xhudos kosovare, Driton Kuka.
Ai përmes një postimi në facebook sonte kërkoi mendime se në cilin vend duhet të vendoset statuja e Majlinda Kelmendit.
“Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhoj artistët më të njohur në Botë për të punuar statujen e bronztë për Kampionen tonë Olimpike!Çdo gjë do kryhet sai përket anës financiare nga Federata Botërore, unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja ndonjë vend meritor në Vendin tonë.Shpresoj që për Majlinden të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryevepren që do vij nga New York së shpejti…”, shkroi Kuka në facebook.
Majlinda Kelmendi është e lindur më 9 maj të vitit 1991 ), e cila është xhudiste e njohur nga Peja. Majlinda ka fituar medalje të shumta gjatë karrierës së saj deri më tani. Në vitin 2014, Majlinda ishte shpallur xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga presidenti i FNXH, Marius Vizer. Për sukseset e saj të njëpasnjëshme, ajo në vitin 2014 ishte dekorua nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave”. Ndërsa, në maj të vitit të kaluar, Presidenti Hashim Thaçi i ka ndarë pasaportën diplomatike.
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi njihet si krenaria e Kosovës./21Media
