Hungaria në epërsi
Hungaria në epërsi
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes hendbollistike në mes të Kombëtares së Kosovës U21 dhe asaj të Hungarisë, në kuadër të Kampionatit Botëror “Spanjë 2019″.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 9:20, në favor të Hungarisë.
Ndeshja është duke u transmetuar drejtpërsëdrejti në RTV21 Plus.
Kjo është edhe hera e parë që një kombëtare e Kosovës është duke u paraqitur në botëror, kështu duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar.
Kosova është në grupin C bashkë me Baherinin, Brazilin, Hungarinë, Portugalinë dhe Kroacinë.
Ndryshe, nesër me fillim nga ora 16:30 Kosova do të përballet me Portugalinë.
Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe përfundon me 28 korrik./21Media
