Një lajm i mirë për Federatën e Golfit të Kosovës

TË FUNDIT

Anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Golfit të Madh

Anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Golfit të Madh
Federata e Golfit e Kosovës (FGEK) është bërë anëtarja më e re e Organizatës Ndërkombëtare të Golfit të Madh (IPPA). Kjo u bë e ditur nga një njoftim i Komitetit Olimpik të Kosovës, ku ndër tjerash thuhet se me këtë anëtarësim Kosovës i hapën dyert për anëtarësim edhe në organizatat tjera.
“Anëtarësimi në këtë organizatë i hap dyert e pjesëmarrjes së golfistëve tanë në garat të cilat i organizon IPPA në 28 shtete të botës dhe gjithashtu i hap rrugën Federatës së Golfit të Kosovës për t’u anëtarësuar në EGA (European Golf Association), si organizata më e lartë e golfit në botë.”, thuhet në njoftim./21Media