Ky është kundërshtari i Feronikelit në Ligën e Evropës

TË FUNDIT

Kampioni i Kosovës Feronikeli do të përballet me Slovan Bratislava në rrethin e dytë kualifikues për Ligën e Evropës.
Klubi sllovak u eliminua sonte në rundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Bratislava humbi 3:2 ndaj Sutjeskës pas gjuajtjeve të penalltive, pasi loja e rregullt dhe ajo shtesë e kthimit mes tyre mbaroi baras 1:1, ngjashëm si para.
Klubi sllovak do të përballet me Feroniklin, i cili të martën u mposht në Prishtinë nga klubi uellsian The New Saint.