Kapiten mund të caktohet edhe Ozil ose Nacho
Kapiten mund të caktohet edhe Ozil ose Nacho
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka pranuar se është duke kërkuar një kapiten të ri të skuadrës.
Muajin e kaluar Emery ka caktuar pesë emra për t’u bërë kapiten të skuadrës dhe njëri nga ta ka qenë edhe Granit Xhaka.
“Për momentin Koscienly ka kontratë me neve, mirëpo ne do të flasim dhe shohim nëse ai do të largohet. Kapiteni i ardhshëm mund të jetë Granit Xhaka i cili vitin e kaluar ka luajtur shumë si kapiten, dhe ishte kapiten edhe në dhomën e zhveshjes”, ka deklaruar ai.
Emery ka lënë të hapur mundësinë që të caktojë si kapiten edhe Mesut Ozilin ose Nachon dhe se ai dëshiron tre deri në pesë kapitenë në ekip.
