Qytetarët e kanë humbur besimin në prokurorinë speciale. Shumë qytetarë për TV21 u shprehën se Prokuroria publike speciale punon në mënyrë selektive dhe nuk janë të drejtë. Ndërkaq dorëheqjen e prokurores Katica Janeva qytetarët nuk e besojnë. Ata thonë se ajo i ndryshon deklaratat dhe se punon me direktiva.
“Jo, nuk ka drejtësi tek ata”, tha një qytetar.
“Nuk besojmë, sepse punon në mënyrë selektive. Asnjëherë nuk kam besuar dhe nuk do të besoj, as në prokurori as gjykatës”,shtoi një qytetar tjetër.
“Mirë që dha dorëheqje mezi prisnim të jepte dorëheqje”.
“Mund të komentojmë kur të thonë ndonjë gjë të vërtetë nga ngjarja”
“Mezi prisnim të jepte dorëheqje”, u shpreh një qytetar tjetër.
“Në prokurorinë speciale jo. Në prokurorinë themeloren, të lartën dhe republikanen po”, deklaroi një qytetare.
“Jo, sepse kanë shumë deklarata kontradiktore. Po kjo mund të shihet nga aeroplani se ka të bëjë me burgosjen e Boki 13. Ku gjeti pikërisht tani të jep dorëheqje. Ky është mendimi im”, shtoi një qytetare.
“Shumë pak, e kanë humb besimin krejt”, theksoi një qytetar tjetër.
“Jo, sepse gjithçka është e korruptuar, ra shteti. Në fund kemi rënë, as fundi nuk po na mban.
Ajo është direktivë. Ajo çdo ditë i ndryshon deklaratat, sot do të jap dorëheqje, nesër do të rri. Është hipokrite. Gjithçka është me direktivë, edhe deklarata e saj”, potencoi një qytetare tjetër.
Ndryshe kryeprokurorja e PPS-së, Katica Janeva dje dha dorëheqje të parevokueshme, vetëm para pak çastesh kur u arrestua Boki 13.
Përgatiti: Almedina Ismajli
