SHKËNDIJA GATI PËR NDESHJEN KTHYESE, ALIMI: KEMI REZULTAT POZITIV, POR ASGJË S’KA PËRFUNDUAR

TË FUNDIT

Kampioni i Maqedonisë së Veriut Shkëndija i ka bërë përgatitjet e fundit për ndeshjen e kthimit kundër Nomme Kalju. Ndeshja e parë në transfertë mbaroi 1-0 për tetovarët, por kuqezinjtë qëndrojnë me këmbë në tokë, pasi siç thonë ende asgjë nuk ka përfunduar.

Shefi i stafit teknik Qatip Osmani tha se kanë analizuar gabimet nga ndeshja e kaluar dhe presin kualifikim për në fazën tjetër, ndërkaq sa i përket formacionit nuk do të ketë ndonjë ndryshim.

“Shkëndijën nesër e pret loja kthyese me Nome Kalju të Estonisë, Shkëndija këtë javë u përgatit, i analizoi ato gabime që i bëri në Talin, ashtu që nesër presim kualifikimin në raundin tjetër”, u shpreh trajneri Qatip Osmani.

Kapiteni Armend Alimi tha se ekipi është në formë të mirë dhe se në 90 minutat e ndeshjes kthyese do të vendoset gjithçka.

“Nëse na pret ndeshja e kthimit me Nome Kalju, kemi edhe 90 minuta për të arrit qëllimin për të kaluar raundin e parë, kemi një rezultat të mirë por nuk do të thotë asgjë, jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe për të gëzuar tifozët tanë”, tha kapiteni Armend Alimi.

Ndeshja Shkëndija-Nome Kalju zhvillohet nesër në stadiumin Todor Proeski në Shkup me fillim në ora 17.

Përgatiti: Armend Abazi