Ditë e veçantë për Tunën
Këngëtarja e njohur nga Shkupi, Altuna Sejdiu e njohur si Tuna është njëra ndër femrat më të përfolura të estradës, sonë si nga ana profesionale ashtu edhe private.
Për Tunën sot është një ditë e veçantë pasi që ajo sot feston ditëlindjen e 34-të, shkruan rtv21.tv
Edhe për kundër moshës që ka, Tuna me pamjen dhe stilin duket si të ishte në të 20-tat.
Me rastin e ditëlindjes, këngëtarja ka marrë urime të shumta nga personat e dashur të saj, miqtë e kolegët e shumtë.
Artistja dhe partneri i saj Patris Berisha janë bërë prindër të një djali në muajin maj të 2017-së, çifti djalin e tyre e kanë pagëzuar me emrin, Tian.
Tuna në bazë të postimeve në rrjetet sociale duket se është një nënë mjaft e përkushtuar për djalin.
Tuna aktualisht është duke e shijuar suksesin e albumit “Fortuna” që e publikoi muaj më parë.
“A don hala” në bashkëpunim me Yll Limanin është kënga më e klikuar e albumit “Fortuna” duke numëruar mbi 16 milionë të tilla në kanalin Youtube./21Media
.
