Arrestohet reperi i njohur

TË FUNDIT

Akuzohet për pedofili
Me “I believe I can Fly”, ka bërë të ëndërrojnë gjenerata të tëra, por tani R Kelly ose Robert Sylvester Kelly, është arrestuar në Chicago për molestim minorenësh, pedopornografi dhe pengim të drejtësisë.
Ylli 52 vjeçar i muzikës RNB, në vitin 1996 kryesonte klasifikimet në të gjithë botën. Gjashtë vjet më vonë, me një album pas shpine në të cilin shfaqen edhe Celine Dion dhe Jay Z, ngritja e tij pëson një goditje të rëndë. Në vitin 2002 u kap me materiale pedopornografike dhe doli edhe një video që shihej në shtrat me një vajzë. Pak më vonë dolën edhe akuzat për molestim ndaj ish bashkëshortes së tij, me të cilën këngëtari ka tre fëmijë.

Në 2008-ën u mor vendimi dhe artisti u shpall i pafajshëm për mungesë provash, por nuk e mori më veten nga akuzat. Pavarësisht bojkotimit nga disa shtëpi diskografike, R Kelly vazhdoi punën. Bashkëpunoi me Jay Z dhe Uscher, regjistroi një këngë dedikuar Presidentit Barack Obama, me titullin “I Believe” dhe në vitin 2013 bëri një duet me Justin Bieber.
Por, telashet u amplifikuan sërish këtë vit me një seri dokumentarësh “Surviving R Kelly”, që detajonin histori për të, që ndiqte vajza adoleshente në fillimet e karrierës së tij. Dhe akuzat e fundit rrezikojnë ta zhysin atë përfundimisht në hije dhe në bojkot total nga industria muzikore.
.