Princesha tregon të vërtetën rreth shtatzënisë
Tash e sa kohë po përflitet në mediat rozë që princesha Elia Zaharia është shtatzënë. E edhe më shumë i ngjallën dyshimet disa fotografi të cilat ajo i publikoi në llogarinë e saj në Instagram. Në një fotografi nga të shumtat që publikoi, ajo shihej përkrah Grida Dumës. Këto fotografi ishin realizuar në një event të organizuar nga pallati mbretëror shqiptar për promovimin e turizmit në Shqipëri, transmeton rtv21.tv
Në këtë ceremoni ajo zgjodhi një fustan ngjyrë vishnje, ku shfaqej me barkun e fryrë. Dikush i tha asaj se ka të reja, bazuar në fotografinë, ndërsa ajo iu përgjigj kështu: “E reja është shumë pasta dhe pica”.
Më 8 tetor të vitit 2016, princesha Elia Zaharia dhe princ Leka II janë kurorëzuar. Ceremonia e tyre martesore u mbajt në Pallatin e Brigadave./21Media
.
