Çka po ndodh me fytyrën e “Sheherzades”?

TË FUNDIT

Aktorja shihet e skuqur në fytyrë
Berguzar Korel është ndër aktoret e njohura dhe mjaft të dashura për publikun, përfshirë edhe publikun shqiptar. Ajo te ne është bërë e njohur nga roli i “Sheherzades” nga seriali “100 e një netë”.
Duke qenë se aktorja ka numër të madh të fansave në mbarë botën, ajo mundohet të jetë afër tyre përmes rrjeteve sociale.
Sot, për 1 milion ndjekësit e saj në instagram, aktorja publikoi një fotografi, në të cilën shihet e skuqur dhe paksa e djegur në fytyrë, shkruan rtv21.tv
Me gjasë aktorja është në pushime dhe ka dashur të ndajë një imazh për ndjekësit e shumtë.
Si çdoherë, Berguzar shihet e buzëqeshur.

Kujtojmë se, Berguzari është e martuar me aktorin turk, Halit Ergenç, të cilët e kanë edhe një djalë./21Media

.