Shtyhet Gjykimi për lëndën “Talir”, të PPS-së për më 12 shtator!

TË FUNDIT

Për shkak të mungesës së njërit anëtar të jurisë, rasti “Talir”, shtyhet për më 12 shtator. Lënda ka të bëjë për financim joligjorë të partisë VMRO-DPMNE. Përfaqësuese e akuzës është Lençe Ristevska nga Prokuroria Publike Speciale, ndërsa procesin e udhëheq gjykatësi Osman Shabani.

Sot në seancën gjyqësore të pranishëm ishin të akuzuarit ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, deputeti Ilja Dimovski, Leko Ristoski dhe Kiril Bozhinovski, ndërsa në mungesë gjykohet ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Të akuzuarit sipas aktakuzës të Prokurorisë Publike Speciale në mënyrë të paligjshme kanë marrë rreth 4.6 milion euro për financim të partisë, pastaj kanë organizuar që paratë të dërgohen në xhirollogarinë e partisë në emër të njerëzve të ndryshëm.