Sulm me bombë në Afghanistan, së paku 2 të vdekur e 20 të lënduar

TË FUNDIT

Në momentin e shpërthimit në xhami ishin të pranishëm mbi 70 persona

Shpërthimi ka ndodhur në xhaminë Mohammadiya, e cila ishte e mbushur me besimtarë të cilët po merrnin pjesë në lutjet e mbrëmjes, tha zëdhënësi i guvernatorit provincial, Arif Noor.

Në momentin e shpërthimit në xhami ishin të pranishëm mbi 70 persona, tha Nasir Ahmad Faqir, shef i Këshillit provincial në Ghazni.

Sipas autoriteteve, mjeti shpërthyes ishte vendosur brenda xhamisë para se besimtarët të fillonin lutjet.

Talibanët, të cilët kanë luftuar me forcat qeveritare në Ghazni, kanë mohuar se kanë qenë të përfshirë në këtë sulm.

Shteti Islamik në anën tjetër ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke deklaruar se 40 persona janë lënduar, shifër kjo dyfish më e lartë se ajo e publikuar nga organet shtetërore.

Në muajt e fundit, policia në Ghazni ka arrestuar disa persona, nën dyshimin se kanë lidhje me IS-in.

Ky sulm erdhi në kohën kur një delegacion afgan, ku përfshirën dhjetëra anëtarë të elitës politike të vendit dhe shoqërisë civile kanë udhëtuar nga Kabuli për në Doha të Katarit, për të marrë pjesë në bisedimet që fokusohen në përpjekjet për paqe në Afganistan.

Delegacioni, i cili nuk përfshinë përfaqësues të Qeverisë, pritet të takohet me zyrtarët talibanë, gjatë Konferencës dyditore të Dialogut ndër-afgan, që nis më 7 korrik./21Media