Kini parasysh këto këshilla
Kur shkoni në vendet tjera, gjuha mund të jetë barrierë. Ndoshta mendoni të thoni diçka tjetër, por kuptohet si diçka tjetër. Megjithatë, gjuha e trupit mund t’ju ndihmojë shumë në këtë aspekt. Por, një gjë duhet ta keni parasysh. Jo të gjitha gjestet kuptohen njejtë në vende të ndryshme të botës. Një gjest i njejtë mund të ketë kuptime tjera në vende tjera. Madje, disa mund të jenë edhe ofenduese.
1.Shenja “OK”
Në Amerikë nënkuptohet si “Në rregull”, në Japoni ka domethënien e parasë, ndërsa në Brazil interpretohet gjest jo i hijshëm.
2.Gjesti ‘ta kapa hundën’
Në Amerikë, gishti i madh i vendosur në mes të gishtit tregues dhe gishtit të mesit prezanton fytyrën e një fëmije kur ia kap hundën në lojën “I’ve Got Your Nose”. Në Turqi nënkuptohet si gjest i pahijshëm dhe po ashtu përdoret për të shfaqur mospajtueshmëri ose për të refuzuar ndonjë kërkesë. Në Brazil nënkuptohet si fat, për ta shmangur xhelozinë dhe syrin e keq. Në Indonezi nënkuptohet si gjest sulumes.
3.Gjesti “V”
Në Amerikë nënkuptohet si paqe. Po ashtu, përdoret edhe për fitore. Ndërsa në vendet si Kinë, Japoni, Kore të Jugut, Taivan dhe Tajlandë është vetëm një pozë e bukur kur bëni fotografi. Kurse, në Britani të Madhe, Afrikë Jugore, Australi, Zelandë të Re dhe Irlandë, kur ky gjest bëhet në anën e kundërt, konsiderohet si ofendim.
4.Shenja e humbësit
Në Amerikë përdoret si thumb, pra dmth. “humbës”. Ndërsa, në Kinë tregon numrin 8, që konsiderohet një numër me fat, transmeton rtv21.tv
5.Gishti i vogë lartë, “pinky swear”
Në Amerikë ky gjest tregon se po ju pëlqen kafeja apo çaji që po e pini. Po ashtu, është shenjë që ju po e bëni një premtim që nuk duhet të thyhet, njihet si “pinky swear”.
Ndërsa, në Kinë kjo është shënjë pakënaqësie, kur nuk jeni i lumtur me diçka.
6.Kur ju i drejtoheni dikujt me “eja”
Në Amerikë dhe Ekuador kjo nënkupton “eja këtu”. Në Filipine kjo shenjë përdoret për ta thirur qenin. Është poshtëruese kur ju drejtoheni njerëzve me këtë gjest. Madje, në Filipine mund të arrestoheni.
7.Shenja “ndalo” apo “përshëndetja me dorë”
Kjo shenjë në Amerikë nënkupton “ndalo”, numri 5, apo kur e përshëndetni dikë me dorë. Në Greqi dhe Pakistan konsiderohet si ofendim. Në Meksikë dhe Panama nëse i drejtoheni me këtë shenjë nënkuptohet si përshëndetje, por kur e ktheni në anën e kundërt të marrësit nënkuptohet si “do ta shihni!”, paralajmërim që dhënësi po tregon autoritet. Në Malajzi përdoret si përshëndetje ndaj dikujt që e njihni, për ta thirur kamarierin ose për ta falënderuar shoferin tjetër.
8.Shenja “je i vdekur”
Në Amerikë, ky gjest që shfaq prerjen e qafës, nënkuptohet si je i vdekur. Ndërsa, në Japoni kjo nënkuptohet “je i përjashtuar”.
9.Gjesti italian
Amerikanët e përdorin për ta imituar një gjest italian. Ndërsa, në Itali përdoret kur diçka është e paqartë. Njejtë sikurse shprehja “çfarë po thoni?”/21Media
.
