Meda edhe me një projekt të ri
Pas bashkëpunimeve me Vjollca Haxhiun këngëtari i njohur Meda ka publikuar një projket tjetër solo “O sa mirë” që është vizuealizuar edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv.
Kënga është ritmike dhe vjen me një tekst të bukur për dashurinë për të cilin është përkujdesur Ghulo ndërsa muzikën dhe orkestrimin e kanë bërë Wirus & Granit Gashi & Dardi.
“O sheqer” dhe “ A jena, a sjena” janë këngët të cilat Meda i lansoi më 2 përkatësisht 3 korrik në bashkëpunim me Vjollca Haxhiun. “ O sheqer” deri më tani ka arritur mbi 1 milionë klikime në
Youtube.
Ndërsa për sonte Meda ka paralajmëruar edhe një projekt tjetër të titulluar “E kaloj”./21Media
.
