Kështu e befasoi publiku Erën për ditëlindje

TË FUNDIT

Era festoi ditëlindjen e 25-të
Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Era Istrefi, dje festoi ditëlindjen e 25-të. Kjo datëlindje ishte edhe më e veçantë për të, sepse festoi bashkarisht me njerëzit që i dhanë mbështetjen maksimale që nga fillimi – me fansat e saj.
Artistja mbrëmë kishte koncert në Tiranë. Pak para se të fillonte interpretimin, fansat e saj i kënduan këngën e ditëlindjes.  Këtë video e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, shkruan rtv21.tv

Po ashtu, ajo publikoi edhe një video me këngëtaren Elvana Gjata.


 

“Sayonara” është projekti i fundit i Erës, në bashkëpunim me reperin rus Allj, i publikuar më 21 qershor, i cili deri tani në Youtube numëron mbi 1 milion klikime./21Media

.