Komisioni Antikorruosion do të hetojë rastin e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski, në lidhje me dyshimet për rregullim tenderi. Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski akuzohet për rregullim tenderi për pajisje me sistem radari të M-Nav të cilin e ka fituar firma shtetërore italiane “Leonardo”. Dyshimet dhe akuzat erdhën pas publikimit të bisedës në zyrën e tij, të cilën mendohet se e ka incizuar ish drejtori teknik i M-Nav Klime Çepunovski.
