Kosovare Asllani ka luajtur për më shumë se 120 minuta lojë
Kosovare Asllani ka luajtur për më shumë se 120 minuta lojë
Suedia e Kosovare Asllanit është eliminuar nga Botërori i femravee në gjysmëfinale nga Holanda.
Holanda do të luajë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Botërorin e grave, pasi që ka eliminuar Suedinë me rezultat të ngushtë 1-0.
Ndeshja e rregullt ka përfunduar me 0-0 pasi që të dyja skuadrat nuk arritën që të shënojnë gol.
Goli erdhi në pjesën e parë të minutave shtesë nga Jackie Roenen e cila shënoi në minutën e 99-të.
Kosovare Asllani ka luajtur për më shumë se 120 minuta lojë, por nuk ka arritur që ta ndihmojë Suedinë për të kaluar në finale të Botërorit të grave.

