QYTETARËT FRESKOHEN NËPËR SHATËRVANE, TEMPERATURA DERI MË 40⁰C, PREJ NESËR SHI

TË FUNDIT

Temperaturat e larta nuk i ndalojnë qytetarët që të dalin në qendër të qytetit. Një pjesë e tyre për tu freskuar i shfrytëzojnë shatërvanët. Me kapela, syze për diell, ombrella, disa në këmbë e disa me biçikletë shëtisin nëpër qytet. Vërehen edhe turist. Ka edhe qytetarë që freskohen me akullore.

Mjekja Verica Mançevska, rekomandon qytetarët që të konsumojnë ushqim të lehtë dhe lëngje. Të shmangin produkte të papërpunuara termike, për shembull majonez nga vezët shtëpiake. Të pinë sa më shumë lëngje, më së miri ujë të thjeshtë ndërsa të mos konsumojnë aspak pijet alkoolike.

“Më pak lëvizje, nëse nuk e keni patjetër të shkoni diku. Më mirë në shtëpi edhe pa klimë sesa jashtë, vishuni me ngjyra të hapura. Pini sa më shumë që mundeni dhe nuk mundeni lëngje, lëngje të shtrydhura, jo të gazuara. Edhe fruta, fruta dhe fruta”, u shpreh Verica Mançevska, mjeke.

I gjithë territori i vendit është në fazë të verdhë. Temperatura maksimale sot ka arritur deri në 40⁰C, ndërsa indeksi UV është 9.

“Presim temperatura më të larta sot, nga 32 deri në 40⁰C në gjithë vendin. Do me thënë nivel i verdhë i rrezikut nga temperaturat e larta, është alarmante. Nesër dhe pasnesër do të kemi rënie të vogël të temperaturave, ndërsa edhe në orët e pasdites që sot, në orët e vona të pasdites dhe gjatë mbrëmjes dhe nesër që paradite do të kemi zhvillim lokal të motit jostabil me shi të dendur dhe vetëtimë”, theksoi Kostadinka Arsovska nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nga DPHM thonë se nga e shtuna deri të martën priten temperatura të larta deri në 40⁰C. Për shkak të temperaturave të larta, autoritetet apelojnë që qytetarët të mbrohen nga rrezet direkte të diellit, të shmangin qëndrim në hapësirë të hapur në periudhën kohore prej orës 11 deri në orën 17.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta