Butrint Imeri feston ditëlindjen, kjo është mosha e tij

TË FUNDIT

Ditë e veçantë për Butrintin
Butrint Imeri aktualisht është një prej këngëtarëve më të pëlqyer të estradës. Sot ai ka një ditë të veçantë, Butrinti feston 23 vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.tv
Me talentin, dhe dashurinë e madhe që Butrinti ka për muzikën, edhe pse i ri në moshë ai ka bërë shumë hite si “Veç per mu”, “Papa”, “Bella”, “Xhanëm” “Ma cherie”,“Alea” e disa të tjera.
Gjatë ditës këngëtari ka pranuar urime nga fansat dhe shoqëria e tij. Një urim nuk ka munguar edhe nga menaxheri i tij, Denis Avdiu, i cili ka publikuar një fotografi, me anë të cilës i ka uruar ditëlindjen mikut të tij.
“Urime ditelindja kampion, rrofsh sa malet”, ka shkruar Denisi në Instagram.

 

View this post on Instagram

 
Urime ditelindja kampion, rrofsh sa malet!
A post shared by Denis Avdiu (@avdiudenis) on Jul 2, 2019 at 4:21pm PDT

Projekti i tij i fundit është “Hajt hajt” pjesë e të cilit është edhe  moderatorja Kiara Tito, ky projekt deri tani në kanalin YouTube ka mbledhur mbi 10 milionë klikime.

Ndërsa ai ka zbuluar ditë më parë se do të lansojë shumë shpejt projektin e radhës, që do jetë bashkëpunim, por që detaje tjera nuk ka zbuluar. /21Media
.