14 anëtarë të ekuipazhit kanë humbur jetën nga një zjarr në bordin e një anije kërkimore të marinës ruse. Anëtarët e ekuipazhit u helmuan nga tymi kur nëndetësja kapi zjarr gjatë marrjes së matjeve biometrike të hënën, tha ministria e mbrojtjes.
Anija ishte e bazuar në Severomorsk, në rajonin Murmansk, i cili është baza kryesore e Flotës Veriore, transmeton rtv21.tv.
Një hetim mbi incidentin ka filluar nën komandën kryesore të flotës.
Nëndetësja Kursk, e cila u shkatërrua nga një shpërthim në Detin Barents në gusht të vitit 2000 me humbjen e ekuipazhit të saj prej 118 personash, gjithashtu i përkiste Flotës Veriore./21Media
