Në Gjykatën Penale në Shkup sot Prokuroria Publike Speciale ka thënë fjalët përfundimtare për rastin “Lëndina”. Në rastin “Lëndina”, të akuzuar janë tre vëllezërit Dragan Pavloviq-Latas, Zvezdan Pavloviq dhe Sërgjan Pavloviq. Prokuroria Publike Speciale kërkon nga Gjykata që të akuzuarit të shpallen fajtor për ndërtim të paligjshëm si dhe njëkohësisht tu merren vikend shtëpizat që i kanë ndërtuar pa leje në Zelenikovë.
Sipas Prokurorisë Publike Speciale tre vëllezërit të akuzuar për rastin “Lëndina”, që ka të bëjë me ndërtimin pa leje thonë se ndërtimin e shtëpive e kanë filluar para se të kishin leje ndërtimi, pjesa më e madhe ishin kryer në dhjetor të vitit 2012.
