Veliaj: Gara mbaroi tani le të përveshim mëngët për më shumë punë!

TË FUNDIT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tashmë i rikonfirmuar Erion Veliaj në një status në rrjetin social Facebook shkruan se Tirana u kry, tani le të përveshim mëngët për më shumë punë, Veliaj shprehet se ka më shumë gjera të cilat na bashkojnë e shumë pak janë ato gjera që na ndajnë.

“Mirënjohje e përulësi për secilin prej jush! Respekt për Arben Skënderin e gjithë bekimet e botës për familjen e tij! Mezi pres edhe skuadrën e Këshillit Bashkiak, ku përveç PS do të ketë edhe disa parti të tjera, që të nisim me vendimet jetike aty!

Gara mbaroi! Tani le të përveshim mëngët për më shumë punë e vëllazëri, përtej ndasive, siç i ka hije #TiranesQeDuam! Ka më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, se ato që na ndajnë. Unë do jap më të mirën për Tiranën, të ftoj edhe ty të japësh sa mundesh! Të falënderoj e përqafoj! Forca”, ka shkruar Erion Veliaj në Facebook.