Gjermani: 600 hektar pyll dhe vegjetacion ka përfshirë zjarri!

TË FUNDIT

Rreth 170 kilometra në veriperëndim të Berlinit në Lubten në zonën që shfrytëzohet për stërvitje ushtarake ka shpërthyer zjarr. Disa persona zyrtarë theksuan se 600 hektar pyll dhe vegjetacion ka përfshirë zjarri.  Zjarrfikës, ushtarë dhe anëtarë të mbrojtjes civile ende po luftojnë me zjarret e mëdha pyjore që deri më tani llogaritet si zjarri më i madh i shkaktuar në historinë e shtetit federal Meklenburg-Pomeranija Perëndimore.