Me këto metoda mund t’i zhdukni insektet

TË FUNDIT

Disa këshilla
Insektet janë mjaft të zgjuara dhe fshihen në vende të ndryshme, qoftë edhe në vende të errëta. Por, fatmirësisht ka disa metoda se si t’i hiqni qafe ato.
Avulli i largon insektet

Sipas Departamentit të Entomologjisë së Virxhinias, lëshimi i avullit rreth shtëpisë mund të ndihmojë t’i zhdukni insektet. Avulli ndihmon për të t’i larguar insektet nga hapësirat e fshehura. Në temperatura të larta, avulli mund të jetë edhe vdekjeprurës ndaj tyre.
Zhdukni insektet me tharëse flokësh

Siç u përmend edhe më lartë, nxehtësia mund të ndihmojë për t’i vrarë insektet. Provoni me tharëse flokësh. Insektet nuk lëvizin nga vendi dhe në këtë mënyrë mund t’i vrisni më lehtë dhe kjo metodë nuk ndikon në shfaqjen e alergjive te njerëzit.
Thani rrobat tuaja në temperatura të larta

Edhe nëse rrobat tuaja janë të reja, sigurohuni që t’i pastroni ato dhe t’i thani në temperatura të larta. Kjo metodë ndihmon që të zhduken insektet e fshehura në rrobat tuaja. Mundohuni që ta bëni këtë rregullisht me të gjitha rrobat, transmeton rtv21.tv
Vendosni sasi të vogla të gelit të silikonit

Një mënyrë tjetër është përmes gelit të silikonit, i cili vjen me këpucët e reja, rrobat dhe madje edhe me disa artikuj ushqimorë. Ruajini ato dhe mund t’i përdorni për t’i zhdukur insektet. Sipas hulumtimit, geli mund të ndihmojë për të absorbuar lipidet nga kutikula e insekteve, që gjë shkakton që ato të dehidratohen dhe të thahen.
Krijoni një sprej me uthull

Uthulla përmban acid acetik që lëndon sistemin nervor të insekteve, kështu që mund ta përdorni si sprej për t’i vrarë ato. Mbusheni një shishe sprej me uthull të bardhë dhe spërkatni insektet direkt.
Spërkatni zonat e prekura dhe zonat ku ato mund të hyjnë lehtësisht me uthull të bardhë.
Përzieni piperin e kuq, origanon dhe xhenxhefilin

Një metodë tjetër përmes së cilës mund t’i zhdukni insektet është përmes këtyre tre përbërësve që mund t’i keni në shtëpitë e juaja. Përzieni piperin e kuq, origanon dhe xhenxhefilin me ujë, vendosni në një shishe spreji dhe spërkatni zonat e prekura. Era e fortë e origanos, e kombinuar me djegësinë e piperit dhe xhenxhefilit, do t’i shmangë insektet./21Media
.