Seanca për rastin “Dhuna në Qendër”, të Prokurorisë Publike Speciale, shtyhet për më 10 shtator për shkak të situatës me kryeprokuroren Speciale Katica Janeva e cila ndodhet në paraburgim për rastin “Reket”.
Gjykatësi Dushan Josifovski theksoi se në funksion të pretendimeve të palës mbrojtëse që presin vendimin e Këshillit të Prokurorëve Publikë për Katica Janevën, Gjykata ka vendosur që seanca kryesore për të anulohet për më 10 shtator, duke iu referuar propozimit të palës mbrojtëse për shtyerjen e seancës kryesore deri në një zgjidhje të plotë të situatës me Janevën.
Avokati Dimitar Dangov e shpjegoi kërkesën sipas nenit 370 paragrafi 2 nga Kodi për Procedurë Penale.
“Dihet se Janeva gjendet në paraburgim për rastin “Reket”, ndërsa ajo përfaqëson shumë lënë para kësaj gjykate. Kjo domethënë se Gjykata ka vlerësuar se Janeva ka mundur ta përsërisë veprën për këtë dhe lëndët e tjera dhe ka vendosur masën e paraburgimit”, tha avokati Dimitar Dangov.
