Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi sot bëri të qartë se rritja prej 25% nuk mund të arrihet deri në fund të kësaj jave. Ademi thotë se do të ofrojnë zgjidhje kur t’i kenë të qarta parametrat që dalin nga buxheti.
“Nuk ka nevojë, me të vërtetë nuk ka nevojë që të organizohet grevë. 10.8 % deri tani i kemi rritur pagat, në shkolla fillore dhe të mesme dhe këtë vit pas shumë vitesh, këtë vit po rriten pagat në arsimin e lartë, dmth për herë të parë pas shumë vitesh. Kjo flet për seriozitetin e qeverisë. Prapë po them se do të ulemi, do të meremi vesh dhe të gjithë së bashku do t’i shohim të gjitha parametrat dhe do të vendosim për rritjen e ardhshme të pagave”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.
