Filloi seanca e Këshillit të Prokurorëve Publikë të cilët do të flasin për shkarkimin e kryeprokurores speciale Katica Janëva. Këshilli duhet të përcaktojë nëse ka element për shkarkimin e Janevës në bazë të kërkesës së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Shefja e Prokurorisë për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka arritur në Këshill për t’ju sqaruar anëtarëve të Këshillit pse dyshohet Janeva.
Seanca është e mbyllur për publikun.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publike, Kole Shterjev tha se nuk dëshironë të komentojë rezultatin e seancës.
