Në cilësinë e dëshmitarit, biznesmeni Orce Kamçev, sot dha dëshmi para prokurores së krimeve të rënda Villma Ruskoska. Se Kamçev ka dëshmuar para Prokurores e konfirmojnë edhe nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kamçev ka dhënë dëshmi edhe më parë, kur e ka denoncuar rastin se dy tashmë të paraburgosurit, Bojan Jovanovski Boki 13 dhe Zoran Milevski Kiçeec, e kanë reketuar. Më konkretisht i kanë premtuar ndërperje të masës së paraburgimit si dhe ndërprerje të lëndës” Perandoria” në Prokurorinë Publike Speciale, ku Kamçev është i akuzuar. Në bisedat e përgjuara të publikuara nga La Verita, në këtë Reket përfshihet edhe prokurorja e Specilaes Katica Janeva, e cila dëgjohet t’i thotë Kamçevit se “gjithçka do të rregullohet”. Një ditë pasi dha dëshmia para Ruskoskës, Janeva u çua në paraburgim, për shkak të bazave të forta se ajo është përfhsirë në këtë skandal dhe e ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Hetimi për skandalin ende vazhdon.
