RMV – Serbi, menaxhim i përbashkët kufitar

TË FUNDIT

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev së bashku me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiq sot do të hapin projektin për menaxhim të përbashkët kufitar.

Sot do të vendoset në zbatim koncepti “One stop shop” dhe do të ketë më pak kontroll dhe doganime si dhe përshpejtim i fluksit në këtë vendkalim kufitar.

Të gjithë ato të cilët do të lëvizin nga Maqedonia e Veriut për në Serbi si dhe anasjelltas do të kenë vetëm një pikë ndalese.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq pas hapjes së projektit do të udhëtojë për në Shkup ku do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev si dhe me presidentin e RMV-së, Stevo Pendarovski.