PPS-ja në vdekje klinike, Janeva mund t’i “Fundosë” të gjithë prokurorët

TË FUNDIT

Një muaj para skadimit të  mandatit të Katica Janevës i cili skadon më 15 shtator të këtij viti, mbetet e paqartë se çka do të ndodhë me ekipin e PPS-së. Siç dihet, prokurorët i ka zgjedhur pikërisht Janeva dhe tani parashtrohet pyetja nëse me shkarkimin e saj rrëzohet e gjithë PPS-ja. Në ligjin thuhet se funksionin  – prokuror publik i cili udhëheq me prokurorinë publike, personalisht do ta kryejë prokurori publik dhe prokurorët publikë që janë zgjedhur në prokurorinë publike. Më tej në tekstin thuhet:

 “Prokurorët publikë, sipas paragrafit 2 të këtij neni, nuk kanë të drejtë të sjellin urdhra dhe akuza, ndërsa kanë të drejtë të përfaqësojnë prokurorin publik i cili udhëheq me prokurorinë publike para gjykatës kompetente. Mandati i prokurorëve publikë sipas  paragrafit 2 të këtij neni, nuk e tejkalon mandatin e prokurorit publik”

Kjo pjesë e Ligjit aktual për PPS-në mund ta rrëzojë ekipin e PPS-së, për shkak se Janeva i përfaqëson të gjithë prokurorët që do të thotë se të gjitha vendimet, hapat ose masat nuk mund të bëhen pa nënshkrimin e saj. Me skadimin e mandatit të Janevës, përkatësisht me shkarkimin e saj, përfundon edhe mandati i prokurorëve të tjerë. Dje Fatime Fetai deklaroi se vazhdojnë me punë, ndërsa sot Lile Stefanova u thirr në ligjin për prokurori publike, për zgjidhje në raste kur kjo nuk parashikohet me ligjin për PPS-në.

“Ligji për Prokurori Publike, i cili vlen vetëm nëse disa dispozita nuk përcaktohen në Ligjin për PPS, ka më shumë zgjidhje. Ka zgjidhje për emërim të u.d., zgjidhje për emërim të një prokurori, i cili do ta zëvendësojë prokurorin që mungon. Megjithatë, këto janë kompetencat e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe le të lëmë që Këshilli të sjellë vendimin”, u shpreh prokurorja e Speciales, Lile Stefanova.

“Përgjegjësia e mundshme individuale penale e njërit prej prokurorëve në PPS nuk guxon të jetë arsyetim për ta harruar tërë krimin që është bërë në vendin tonë gjatë periudhës së kaluar dhe ta ndërpresim luftën tonë. Ekipi i PPS-së tërësisht i është kushtuar luftës për drejtësi dhe ne vazhdojmë me punën tonë – përfaqësimi i lëndëve në sallën gjyqësore”, deklaroi Fatime Fetai, prokurore në Prokurorinë Publike Speciale.

Përgatiti: Svetllana Unkovska