Vazhdon gjykimi për rastin "Titanik" të PPS-së

TË FUNDIT

Në Gjykatën Penale në Shkup sot mbahet gjykimi për rastin “Titanik” të Prokurorisë Publike Speciale. Seanca e kaluar për rastin “Titanik” u anulua për shkak se mungonte anëtari i trupit gjykues Ognen Stavrev.

Përfaqësues i aktakuzës është Lile Stefanova dhe rasti “Titanik” gjendet në procedur dëshmuese, ndërsa lëndën e zhvillon gjykatësi Osman Shabani.

Për rastin në fjalë nga 5.900 dëshmi të propozuara nga PPS-ja deri më tani janë nxjerrë rreth 4.850 dëshmi.

Në rastin “Titanik”, të Prokurorisë Publike Speciale, që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilia Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata janë të akuzuar për shkelje të ligjit zgjedhore, për shkelje të së drejtës së votës, ryshfet zgjedhor, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të financimit të fushatës zgjedhore.