Penalja refuzon kërkesën e Janevës, kryeprokurorja u ankua për masën e paraburgimit

TË FUNDIT

Gjykata Penale ka refuzuar ankesën e Prokurores Speciale Katica Janeva e cila është ankuar për masën e paraburgimit 30 ditor, konfirmoi Gjykata Penale. Gjykata mbrëmë urdhëroi arrest 30-ditor për Prokuroren Speciale Janeva. Paraburgimi u kërkua nga Prokuroria Publike për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Gjykatësi Sead Rexhepagic vendosi masën e paraburgimit për Janevën për shkak të rrezikut , të mos përsëritet vepra , të mos ndikojë tek dëshmitarët dhe rrezikun e ikjes. Prokurorja Vilma Ruskoska tha se ajo dhe prokurori publik menduan se ishte e nevojshme në këtë kohë të urdhërohej arrestimi i Janevës. Ajo tha se hetimi po vazhdonte.