SHBA-ja planifikon shitjen e aeroplanëve-gjuajtës F-16 në Tajvan

TË FUNDIT

Administrata e presidentit të Amerikës, Donald Tramp, ka informuar Kongresin se planifikon t’i shesë aeroplanë-gjuajtës F-16 Tajvanit, në vlerë prej 8 miliardë dollarë. Lëvizja e tillë në mënyrë shtesë do t’i rrisë tensionet me Kinën. Kina është kundër çfarë do lloj shitjeje të armëve për Tajvanin dhe veçanërisht kundër shitjes së aeroplanëve më modern. Informacioni vjen në momentin kur negociatat amerikane-kineze janë tensionuar, ndërsa në Hong Kong mbahen protesta, të cilat, siç druajnë shumica, do të mund ta detyrojnë Pekinin të niset në aksion ushtarak kundër ish kolonisë britanike.