Lajm jo i mirë për Barcelonën, ja sa do të mungojë Suarez

TË FUNDIT

Suarez do të mungojë për disa javë

Suarez do të mungojë për disa javë
Lëndimet nuk kanë të ndalur në kampin blaugran. Pas Messit, i cili humbi ndeshjen hapëse të La Ligas, ndaj Bilbaos të cilën Barcelona e humbi, tashmë është lënduar edhe sulmuesi kryesor i skuadrës, Luis Suarez. Ai u detyrua ta lë fushën në minutën e 33-të pas një goditje që mori.
Ai ka bërë të gjitha ekzaminimet e duhura mjekësorë dhe klubi ka konfirmuar lëndimin e tij. Ata në një komunikatë të lëshuar sot kanë bërë të ditur se Suarez pritet të mungojë 3 deri në 4 javë.