Dje u vendosën mbishkrimet te përmendoret në shesh, siç ishte paraparë me Marrëveshjen e Prespës.
Pa u mbushur 24 orë të njëjtat u hoqën nga qytetarët.
Tabela e “luftëtarit në kalë” është demoluar, është vendosur për së dyti shtrembër, kurse tabela te Filipi II është zhdukur.
“Organet kompetente kanë kthyer tabelat tek Aleksandri i Madh dhe Olimpia, por te përmendorja Filipi II si duket nuk është gjetur tabela dhe këtu kanë ngelur vetëm gjurmët e ngjitësit”, Almedina Ismajli, gazetare.
Mbishkrimet përmbajnë emrin e përmendororeve dhe në tekst theksohet se figurat e paraqitura i përkasin historisë dhe kulturës antike Helene. Për një pjesë të qytetarëve është e paparanueshme që të shiten figurat e kulturës maqedone, siç shprehen ata. Sipas tyre vendosja e mbishkrimeve nuk është e drejtë dhe nënkupton heqje dorë nga historia maqedonase. Qytetarët e indinjuar thonë se pjesa ku theksohet se “I takon hsitorisë dhe qytetërimit antik helen”, ka bërë që të hiqen tabelat.
“Është vështirë edhe të lexohet, njeriu duhet të gjynëzohet për t’i parë shkronjat. Siç kuptova maqedonasit kanë origjinë nga Kultura Helene, por ka pasur edhe kulturë maqedonase. Këtu duhet të qëndroj edhe ajo se kush e ka bërë përmendoren, emri dhe mbiemri, nga kultura maqedone dhe helene”, tha një qytetar.
“Amerika po e bën këtë, askush tjetër. Unë edhe sikur të mendoj edhe të mos mendoj, nuk mund të ndryshoj asgjë”, deklaroi një qytetar.
“Katastrofë, kjo është katastrofë për Maqedoninë, mos ta pranojnë Maqedoninë, Maqedoninë antike, kjo është diçka e paparë. Turp për këtë qeveri që vepron kështu”, shtoi një qyetatr.
Një qytetar tjetër thotë se ndoshta këto figura edhe i takojnë kulturës helene.
“Ndoshta edhe i përkasin, nëse studiohet historia më thellë, këto figura i takojnë kulturës helene”, tha një qytetar tjetër.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se do t’i sanojnë dëmet dhe do të vendosin mbishkrimet që mungojnë. Ndërkaq keqbërësit nuk janë identifikuar.
“Për shkak të dukurisë së shpeshtë të dëmtimit, Qyteti i Shkupit në kuadër të kompetencave të veta, në të ardhmen do ta përforëcojë mbikqyrjen e përmendrev, kurse të njëjtat do të jenë edhe nën kontrolle të shtuara. Njëkohësisht, u bëjmë thirje qytetarëve që mos t’i dëmtojnë përmendoret”, thonë nga qyteti i Shkupit.
Qytetarë të tjerë nuk ishin të interesuar për çështjen dhe shkrimin që qëndron në tabela.
Ndërkaq turistët vazhdojnë të fotografohen dhe të shijojnë bukuritë e fontanave. Tabelat e reja janë të vendosura në 3 gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht. Ndërkaq qytetarë të tjerë nëpër puseta me sprej po tentojnë të kthjenë simbolin e “diellit të verginos”, i cili njëjtë dje filloi të hiqet, sipas Marrëveshjes së Prespës.
Përgatiti: Almedina Ismajli
