Në paraqitjen e tij të parë pas pushimeve, me rastin e 18 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Kryeministri Zoran Zaev sot ashpër iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me lidhshmërinë e tij në rastin Reket.
“Spekulimet me të cilat dikush po tenton të më përfshijë edhe një herë po e them, unë jam Zoran Zaev. Erdha falë votave të qytetarëve, duke luftuar për liri, demokraci, për shtet të së drejtës, për shtet normal. Unë jam njeri luftëtar dhe do të vazhdoj të luftoj për këto vlera deri në fund derisa qytetarët ma japin këtë pozicion. Kuptohet nuk do të lejoj disa kriminelë, një gazetar koti, dhe le të më falë komuniteti LGBT, dhe një pederast, ta rrezojnë Qeverinë nga pushteti” u shpreh Zaev.
Kryeministri u pyet edhe nëse ka pasur komunikim me prokuroren speciale, Katica Janeva.
“Sipas meje, është idiote kjo qasje, tani për tani në pajtueshmëri me provat që i ka. Pres që dëshmitë dhe hetimi të tregojnë për gjithçka, duke përfshirë edhe për Katica Janevën, edhe për Zoran Zaevin, sepse vetëm ashtu do të dëshmojmë se ka sundim të së drejtës” tha Kryeministri Zaev.
I dyshuari në “Reket”, Boki 13 në bisedat e publikuara nga ana e gazetës italiane “La Verita” me dëshmitarin Kamçev, vazhdimisht po e thekson afërsinë e tij me kryeministrin Zoran dhe Kamçevit ia garanton mbështetjen e tij. Zaevi shton se pas ardhjes së Qeverisë së re, ata kanë krijuar kushte që gjyqësori të punojë në mënyrë të pandërprerë. Bëri thirrje që Prokuroria t’i prezantojë të gjitha provat me të cilat disponon, bile bile për të dhe për Katica Janevën, duke theksuar se secili duhet të mbajë përgjegjësi.
PËRGATITI: JOVICA PAUNOSKI
