Pas publikimit të videos flet Janeva: Jam e befasuar, asnjëherë nuk kam tregtuar dhe abuzuar me funksionin tim

TË FUNDIT

Krye-prokurorja speciale, Katica Janeva e cila për momentin po shfrytëzon pushimin vjetor, ka reaguar pas publikimit të bombës nga gazeta italiane “La Verita” në të cilën dëgjohet zëri i sajë duke i thënë të dyshuarit në rastin “Perandoria”, “Mos u brengos gjithçka do të jetë në rregull”.

Reagimi i plotë i Janevës:

“E dëgjova videon e publikuar nëpër rrjetet sociale, portale lidhur me ndodhitë e rastit “Reket”. Jam e befasuar se si veprimet e mia si prokurore speciale lidhen në çfarëdo lloj korrelacioni me rastin “Reket”. Si prokuror publik special, detyra ime është që të kontaktoj me të gjithë të dyshuarit si dhe me cilin do qoftë person tjetër në lidhje me paditë penale të cilat udhëhiqen në Prokurorinë Publike dhe nga të gjithë ata persona të mundohem të tërheq sa më shumë informacione se si të përmirësoj pozicionin përkundër të dyshuarve në cilëndo qoftë lëndë. Kam biseduar për rritjen e nivelit të bashkëpunimit me të dyshuarit për të marrë informacionet më të reja në interes të hetimit, në veçanti për përmirësimin e pozicioneve tona si prokurorë publikë, por në asnjë mënyrë dhe në asnjë kohë nuk kam tregtuar, nuk kam abuzuar me funksionin tim dhe nuk kam vepruar në kundërshtim me ligjin. Prokuror është prokuror, bile edhe kur bisedon me të dyshuarit në telefon, kurse për deklaratë të tillë në atë moment kishte një arsye”, tha Janeva.