“Paniku te LSDM-ja çdo ditë rritet. Karriera politike e Zoran Zaevit ka përfunduar. Humbja e LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme është gjithnjë më e dukshme”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga opozitarja VMRO-DPMNE, shtojnë se anketat tregojnë se bie besimi te Zaev dhe Qeveria e tij dhe për këtë shkak Zaevi frikësohet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, raporton TV21.
“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk do t’i harrojnë krimet e kësaj qeverie, nuk do ta harrojnë zhvatjen, përndjekjen politike dhe regresin e shtetit në çdo fushë. Hetimi për “Reketin” paraqet shembull klasik si nuk duhet të funksionojë një shtet. Qytetarët kur edhe të mbahen zgjedhjet do ta ndëshkojnë Zaevin dhe LSDM-në”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
